IPKO Ekipet

Ju dhe punëtorët në firmën tuaj mund të krijoni IPKO Ekip, brenda të cilit do të komunikoni me çmime më të lira. Sa më shumë punëtorë që jeni brenda një IPKO Ekipi, aq më të lira janë çmimet. Sa më shumë që përdorni telefonin për komunikime afariste, aq më shumë do të kurseni. Komunikimi brenda kompanisë suaj do të jetë më i mirë dhe më i volitshëm se kurdo.

Shkurt e shqip për IPKO Ekipet

IPKO ofron zgjidhje për bizneset që varen nga komunikimi i rregullt dhe i volitshëm, me pakot e shërbimeve më të avancuara dhe çmimoren më fleksibile në treg. Të gjitha biznes pakot e telefonise mobile IPKO bazohen ne Ekip.

Biznes pako të vecanta

Ne e respektojme faktin që secili prej bizneseve është i vecantë në mënyrën se si komunikon, prandaj IPKO ju ofron pako të cilat modelohen sipas nevojave tuaja: Për biznese që thirrjet më të shpeshta janë ndërmjet punëtorëve, pako juaj do të përmbaj cmime më të lira për këto thirrje; apo thirrje më të lira drejtuar operatorëve tjerë.

Ndërtoni pakon tuaj të biznesit
Me pakot e reja të biznesit nga IPKO, ju do të zgjedhni atë cfarë dëshironi të përmbaj pako juaj:

  • Të caktoni numrin e punëtorëve që do të jenë në “Ekip” të biznesit tuaj 
  • Mënyrën se a do të jenë ne pre-paid apo post-paid
  • Pagesë të ulët apo mesatare për cdo numër në “Ekip” për thirrje më të lira dhe pa pagesë
  •  Mundësi për rimbushjen automatike të llogarisë së punëtorëve çdo muaj

Na kontaktoni

Për të ju ndihmuar që të krijoni pakon adekuate për biznesin tuaj, e tëra që duhet të bëni është të na kontaktoni. Do të ju ofrojmë zgjidhje në po të njëjtën ditë.


Tarifat për thirrjet vendore:


  *Në çmime është përfshirë TVSH.


Tarifa standarde: 07:00 – 21:00 (E hënë – E premte)
Tarifa e ulët: 21:01 – 06:59 (E hënë – E premte), vikendet dhe festat zyrtare                                 


Intervali i pagesës është 60/10.
2 sekondat e parë për thirrjet në IPKO mobil: pa pagesë
Numrat pa pagesë: 049/038 700700, 112, 92, 93, 94.
Në fillim të thirrjes paguhen 60 sekondat e parë, pastaj llogariten veçmas çdo 10 sekondat e ardhshëm.
 
Pagesat tjera
  • Kartela prepaid - 5 Euro (përfshirë 5 Euro kredi)
  • Kartela postpaid - 0 Euro
  • Pagesa për kyçje - 5 Euro
  • Ndërrimi i kartelës prepaid - 5 Euro (llogaria e juaj egzistuese prepaid)
  • Ndërrimi i kartelës postpaid - 5 Euro (llogaria e juaj egzistuese postpaid)
  • Kalimi nga postpaid ne prepaid - 5 Euro plus pagesa për rikyçje
  • Kalimi nga prepaid ne postpaid - 0 Euro plus pagesa për rikyçje
  • Ndërrimi i numrit - 10 Euro
  • Fatura e detalizuar  e shtypur - 2 Euro
  • Fatura e detalizuar me email - 0 Euro
  • Vonesa e pagesës - 5 Euro
  • Pagesa për rikyçje - 10 Euro


Pagesa e depozitës
Kompania që abonohet, duhet të paguaj një depozitë në fillim të abonimit, si garanci. Depozita varet nga numri i SIM kartelave për të cilat bëhet abonimi. Me rastin e shkëputjes së kontratës për abonim, shuma e depozituar u kthehet përdorueseve.

Kjo pagesë e depozitës do të shërbejë për përcjelljen e shpenzimeve të bëra nga përdoruesi. Në këtë mënyrë, nëse arrihet kufiri i depozitës, përdoruesi do të njoftohet paraprakisht, që të bëhet pagesa ose të bëhet ndonjë rimbushje shtesë.

* Për çmimet e thirrjeve ndërkombëtare dhe roaming kliko këtu.