Shkurt e shqip për IPKO Ekipet
IPKO ofron zgjidhje për bizneset që varen nga komunikimi i rregullt dhe i volitshëm, me pakot e shërbimeve më të avancuara dhe çmimoren më fleksibile në treg. Të gjitha biznes pakot e telefonise mobile IPKO bazohen ne Ekip.Biznes pako të vecanta
Ne e respektojme faktin që secili prej bizneseve është i vecantë në mënyrën se si komunikon, prandaj IPKO ju ofron pako të cilat modelohen sipas nevojave tuaja: Për biznese që thirrjet më të shpeshta janë ndërmjet punëtorëve, pako juaj do të përmbaj cmime më të lira për këto thirrje; apo thirrje më të lira drejtuar operatorëve tjerë.Ndërtoni pakon tuaj të biznesit
Me pakot e reja të biznesit nga IPKO, ju do të zgjedhni atë cfarë dëshironi të përmbaj pako juaj:
- Të caktoni numrin e punëtorëve që do të jenë në “Ekip” të biznesit tuaj
- Mënyrën se a do të jenë ne pre-paid apo post-paid
- Pagesë të ulët apo mesatare për cdo numër në “Ekip” për thirrje më të lira dhe pa pagesë
- Mundësi për rimbushjen automatike të llogarisë së punëtorëve çdo muaj
Na kontaktoni
Për të ju ndihmuar që të krijoni pakon adekuate për biznesin tuaj, e tëra që duhet të bëni është të na kontaktoni. Do të ju ofrojmë zgjidhje në po të njëjtën ditë.
Tarifat për thirrjet vendore:

*Në çmime është përfshirë TVSH.
Tarifa standarde: 07:00 – 21:00 (E hënë – E premte)
Tarifa e ulët: 21:01 – 06:59 (E hënë – E premte), vikendet dhe festat zyrtare
Intervali i pagesës është 60/10.
2 sekondat e parë për thirrjet në IPKO mobil: pa pagesë
Numrat pa pagesë: 049/038 700700, 112, 92, 93, 94.
Në fillim të thirrjes paguhen 60 sekondat e parë, pastaj llogariten veçmas çdo 10 sekondat e ardhshëm.
Pagesat tjera
- Kartela prepaid - 5 Euro (përfshirë 5 Euro kredi)
- Kartela postpaid - 0 Euro
- Pagesa për kyçje - 5 Euro
- Ndërrimi i kartelës prepaid - 5 Euro (llogaria e juaj egzistuese prepaid)
- Ndërrimi i kartelës postpaid - 5 Euro (llogaria e juaj egzistuese postpaid)
- Kalimi nga postpaid ne prepaid - 5 Euro plus pagesa për rikyçje
- Kalimi nga prepaid ne postpaid - 0 Euro plus pagesa për rikyçje
- Ndërrimi i numrit - 10 Euro
- Fatura e detalizuar e shtypur - 2 Euro
- Fatura e detalizuar me email - 0 Euro
- Vonesa e pagesës - 5 Euro
- Pagesa për rikyçje - 10 Euro
Pagesa e depozitës
Kompania që abonohet, duhet të paguaj një depozitë në fillim të abonimit, si garanci. Depozita varet nga numri i SIM kartelave për të cilat bëhet abonimi. Me rastin e shkëputjes së kontratës për abonim, shuma e depozituar u kthehet përdorueseve.
Kjo pagesë e depozitës do të shërbejë për përcjelljen e shpenzimeve të bëra nga përdoruesi. Në këtë mënyrë, nëse arrihet kufiri i depozitës, përdoruesi do të njoftohet paraprakisht, që të bëhet pagesa ose të bëhet ndonjë rimbushje shtesë.
* Për çmimet e thirrjeve ndërkombëtare dhe roaming kliko këtu.


