Mbushja e llogarisë

Me pakot e biznesit rimbushja e llogarive është e mundur vetëm për personat që përdorin llogari me parapagim brenda pakove të biznesit.

Me mbushjet IPKO, nuk do të pushoni së foluri e së shkruari me njëri-tjetrin. Opsionet me kartela gërvishtëse, mbushje elektronike (top-up), mbushje mobil-klient te distributorët, si dhe bartja e kredisë - mundësojnë të jeni në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Mbushja me kartela gërvishtëse prej 5 EURO, 10 EURO dhe 20 EURO

Blini kartelën gërvishtëse në dyqanet e IPKO’s, ose tek distributorët e autorizuar.
Për të mbushur llogarinë tuaj, shtypni:  *123*kodi i zbuluar 16 shifror#

Për të mbushur llogarinë e dikujt tjetër, shtypni: *123*kodi i zbuluar 16 shifror*[numri i telefonit]#

Mbushje elektronike (TOP-UP)

Vizitoni një nga dyqanet e IPKO’s, ose distributorët e autorizuar.
Zgjidhni sasinë e mbushjes, prej 3.00 Euro deri në 50.00 Euro.


Nëse keni nevojë për ndihmë, ju lutem thirrni në numrat pa pagesë: 049 700700, ose 038 700700.