Telefonia Mobile
1. Si mund te aktivizoj Ipko SIM kartelen?Para se të përdorni telefonin mobil, futeni SIM kartelen dhe baterinë në telefonin mobil sipas instrukcioneve të prodhuesit të telefonit. Llogaria juaj veç do të ketë kredit, dhe ju mund të bëni thirrje menjëherë. SIM kartela do të aktivizohet kur ju të keni bërë thirrjen e parë apo kur të dërgoni SMS mesazhin e parë.
2. Ku dhe si mund të bëjë thirrje, si dhe nga mund të më thërrasin të tjerët?Si shfrytëzues i rrjetit mobil të Ipko GSM-it, ju mund të bëni thirrje në të gjitha rrjetet fikse dhe mobile brenda Kosovës dhe jashtë. Ju mund të pranoni të gjitha thirrjet në numrin tuaj mobil. Poashtu, ju mund të bëni thirrje kur gjendeni jasht vendit, duke përdorur shërbimet shtësë të Ipko GSM Roaming-un.
3. A do të mund të dërgoj dhe pranoj SMS mesazhe menjëherë, apo duhet së pari të fus numrin e SMS Qendrës?Po, ju mund të dërgoni SMS mesazhe prej momentit kur e futni SIM kartelen e IPKO-së në telefonin tuaj mobil. Nuk ka nevojë të shtypni numrin e SMS Qendrës sepse të gjitha konfigurimet janë kryer në momentin e futjes së SIM karteles së IPKO-së.
4. A varen cmimet për përdorimin e Ipko GSM rrjetit gjatë kohëve të ndryshme të dites?Po, çmimet dallojnë. IPKO GSM ju ofron tarifa të lira në kohët specifike gjatë ditës dhe gjatë festave publike:
- Tarifa standard llogaritet prej të Hënës deri të Premten për ALLO dhe FILLO nga ora 07:00 deri në 21:00;
- Tarifa e ulët llogaritet prej të Hënës deri të Premten nga ora 21:01 deri në 06:59 (kjo vlen edhe gjatë festave publike);
- Tarifa standarde llogaritet prej të Hënës deri të Premten për TUNG nga ora 07:00 deri në 19:00;
- Tarifa e ulët llogaritet prej të Hënës deri të Premten nga ora 19:01 deri në 06:59 (kjo vlen edhe gjatë festave publike);
- Tarifa gjatë vikendit do të llogaritet nga dita e Shtunë prej orës 00:01 deri në ditën e Diel në ora 23:59;
- Çmime më të lira do të ketë edhe gjatë festave publike.
5. Si mund të bëj dhe të pranoj thirrje brenda Kosovës?Është shumë thjeshtë.
- Shtypni kodin e rrjetit të operatorit mobil, për shembull shtypni koding 049 (për Ipko GSM) apo kodin tjetër, për shembull 038 (për Prishtinë).
- Pastaj shtypni numrin të cilin dëshironi të thirrni.
6. Si mund të më kontaktojnë kur gjindem në Kosovë dhe kur gjindem jashtë?Nëse ju dhe personi që dëshiron të ju kontaktojë në telefonin mobil gjendeni në Kosovë, atëherë personi duhet të shtyp numrin 049 XXX XXX; Kur jeni jashtë Kosovës, ata mund të kontaktojnë me juve duke shtypur numrin 049 XXX XXX
7. Dëshiroj të bëj thirrje internacionale nga Kosova. Si mund ta bëj këtë?Ju vetëm duhet të përcjellni udhëzimet e mëposhtme:
- Shtypni kodin dalës (00) apo (+) dhe pastaj kodin e vendit ku dëshironi të bëni thirrje (për shembull 00355 apo +355 për Shqipëri, 00389 apo + 389 për Maqedoni);
- Shtypni kodin e vendit (për shembull 4 për Tiranë, apo 2 për Shkup);
- Shtypni numrin të cilin doni të thirrni.
8. Si mund të bëjë thirrje kur gjendem jashtë Kosovës?Rrjetet e GSM-it të disa Ipko roaming partnerëve ju mundësojnë të bëni thirrje në mënyrë të njejtë sikur të jeni në rrjetin GSM të Ipko-së. Dallimi qëndron te numri i telefonit mobil i cili duhet të shënohet në formën internacionale. Për shembull: për të bërë thirrje në numrin 049700700 kur jeni jashtë Kosovës, atëhere ju duhet të thirrni këtë numër në formën +38649700700 apo 0038649700700.
9. Dua që të ndërroj tarif planin dhe të kaloj në një tarif plan tjetër. Si mund ta bëjë këtë?Thjesht dërgoni një SMS mesazh në numrin 123 me tekstin:
“FILLO” për të aktivizuar FILLO tarif planin;
“ALLO” për të aktivizuar ALLO tarif planin; dhe
“TUNG” për të aktivizuar TUNG tarif planin.
Ju mund të kontaktoni edhe Ipko Qendrën për Thirrje në 049 700 700 apo 038 700 700.
10. Si mund të ndryshoj profilin e gjuhës?Dërgo një SMS në numrin 123 me tekst:
- “Shqip” për aktivizimin e profilit në gjuhën Shqipe;
- “English” për aktivizimin e profilit në gjuhën Angleze;
- “Srpski” për aktivizimin e profilit në gjuhën Serbe.
Ju poashtu mund të kontaktoni Ipko Qendrën për Thirrje në 049 700 700 apo 038 700 700.
11. Sa do të jetë valid numri që e kam shtuar në listen time në “Rrethin tim”?Nuk ka limit se sa një numër mund të jetë valid në listen tënde në “Rrethi im”. Numrin që e shtoni në listën tuaj është valid deri atëhere kur ju vendosni të shlyeni atë numër nga lista juaj në “Rrethi im”.
11. Më ka mbaruar krediti në llogarinë time. Si mund të rimbush llogarinë?Ju mund të mbushni llogarinë tuaj duke përdorur:
- Kartela grithëse (opcionet janë prej 5€, 10€, dhe 20€) që mund të gjinden në të gjitha shitoret e Ipko-së dhe tek të gjithë shitësit e autorizuar të Ipko-së. Mënyra e mbushjes me kartelë është kështu:
- Shtyp shifrën e mëposhtme:
- *123*XXXXXXXXXXXXXXXX# (XXXXXXXXXXXXXXXX është numrin 16 shifrorë i cili gjendet në Ipko kartelën grithëse valide)
- Shypni pullën për të bërë thirrje dhe ju kredia ju është rimbushur.
- E-mbushje (top-up) që mund të kryhet në të gjitha Ipko dyqanet dhe tek të gjithë shitësit e autorizuar nga Ipko;
13. A mund të transferohet krediti nga përdoruesi në përdorues?Po mundeni. Poashtu edhe përdoruesit tjerë mund të ju transferojnë kredi në llogarinë tuaj (kjo vlen vetëm për përdoruesit me pre-paid). [vh2] Ju mund të transferoni kredi sa herë dëshironi gjatë ditës. Për të transferuar kredit në llogari të dikujt tjetër, ju duhet të shtypni *124*[shuma e kredisë]*[049xxx xxx]# në telefonin tuaj mobil. Minimumi i shumës së kredisë së transferuar është 1€ dhe maksimumi është 50€. Ky transfer i kredisë në mes të përdoruesve kushton 0.10€.
14. Cilët numra mund të thërras edhe kur nuk kam kredit në llogari?
- IPKO Qendra për Shërbimin ndaj Konsumatorëve: 700 700 (nga rrejti i Ipko-së)
- Thirrjet emergjente: 112
- Policia: 92
- Zjarrfikësit: 93
- Ambulanca: 94
15. Nuk do të përdori telefonin mobil për 2 muaj. A do të më deaktivizohet numri i telefonit mobil?Jo, numri juaj nuk do të ju deaktivizohet mbas 2 muajve sepse:
- Numri juaj është aktiv 330 ditë nga rimbushja e fundit (në sistemin prepaid);
- Një muaj pas 330 ditëve që nuk e keni përdorur, llogaria juaj do të bllokohet. (Llogaria juaj do të jetë passive apo e ngrirë);
- Pas 360 ditëve, numri dhe llogaria juaj do të deaktivizohen (numri shkon në procesin e riciklimit, dhe prepaid SIM kartela tërhiqet nga qarkullimi).
16. Gjendem në një vend ku nuk mund të kam qasje në valët e Ipko GSM rrjetës. Si mund të kontrolloj nëse gjatë kësaj kohe a kam pasur thirrje?Mund të përdorni shërbimin e Ipko GMS-it “SMS Thirrjet e parealizuara” nga SIM kartela juaj. Pasi që të keni qasje në rrjetin e Ipko GSM-it, (dhe në qoftë se gjatë periudhës kur nuk keni pasë qasje në rrjet keni pasur thirrje), atëherë shërbimi i SMS Thirrjet e parealizuara do të ju njoftoj me anë të SMS mesazhit se sa here ju kanë thirrur, në çfarë kohe dhe në cilën datë.
17. Kam nevojë për ndihmë shtesë për Ipko GSM produktet me parapagim dhe pre-paid. Ku mund të drejtohem?Për më shumë informata, ju mund të kontaktoni IPKO Qendrën për Konsumatorë në:
GSM: 700 700 (nga rrjeti i Ipko-së, pa pagesë)
049 700 700 (nga operator tjerë kombëtarë – çmimi i thirrjes varet nga tarifat e caktuara nga këta operator)
Fiks: 038 700 700
E-mail: info@ipko.com
Website: www.ipko.com
DUO
1. Si mund të kyçem në rrjetin tuaj?Për tu kyçur në rrjetin tonë së pari duhet të vini në pikat e shitjes IPKO, apo distributorët e autorizuar për të nënshkruani kontratën. Pasi ta nënshkruani kontratën caktohet termini për instalim.
2. Sa është kohëzgjatja e kartelës mbushëse?Kohëzgjatja e kartelës është 30 ditë prej datës së startimit të kartelës ose deri sa ta shpenzoni transfer limitin.
3. Si mund ta shoh sa kam shpenzuar në kartelë?Gjendjen e llogarisë mund ta shihni në User Area. Aty ku e shkruani PIN-in e llogarisë suaj, gjendet linku 'Gjendja e llogarisë suaj', ku është e paraqitur kur dhe sa keni shfrytëzuar transfer. Për çdo pakjartësi kontaktoni departamentin e kujdesit për klient në numrin e telefonit: 038 700 700, apo me email: info@ipko.com.
4.Ku mund t’i blej kartelat mbushëse?Kartelat mbushese mund te i bleni ne te gjitha pikat e shitjes te Ipko’s. Informatat mbi lokacionin e pikave te shitjes per te gjitha regjionet ku ofrohet sherbimi Duo mund t’i gjeni ne webfaqen tonë www.ipko.com, tek “Pikat e shitjes.
5. Si bëhet mbushja e llogarisë?1. Së pari bëhet konektimi ne rrjetin e Ipko’s
nëpërmes ikones Ipko DUO
2. Hapet webfaqja e Ipko’s www.ipko.com
3. Shkruani saktë Username-in dhe Password-in, në hapesirën përkatëse "shfrytëzuesi" dhe "fjalëkalimi".
4. Klikoni në USERAREA
5. Gërvisheni kartelën mbushëse Ipko DUO
6. Shkruani numrin në hapësirën "pin-i i kartelës"
7. Mbylleni dritaren, diskonektohuni, dhe persëri konektohuni në rrjetin e Ipko’s nëpërmes ikonës Ipko DUO. Në këtë mënyrë serverët tonë e pranojnë numrin e kartelës të cilën e keni mbushur.
6. Si startohen lojërat në Game Server?Për të shfrytëzuar game serverët tonë, së pari ju duhet t’i instaloni lojërat në kompjuterin e juaj e pastaj të kyçeni në serverin për lojë.
Për lojën Counter Strike përdorni serverin tonë në këto adresa: cs1.ipko.net
ose cs2.ipko.net.
Në lojërat tjera zgjedhni nga menytë e tyre për Internet Servers dhe pastaj kyçeni në serverët për lojë.
Për informata më të hollësishme për lojëra na kontaktoni në email adresën games@ipko.net ose në telefon 20304051
7. Çka është transferi?Transfer është sasia e bitave apo dokumenteve, attachmentave, apo fajllave qe i transferoni (downloadoni apo dërgoni) me internet. Pakot e IPKO’s e kanë të caktuar sasinë e transferimit që mund ta bëni me një mbushje.
8. A është e përfshirë TVSH në çmim?Po. Të gjitha çmimet e pakos DUO përfshijnë TVSH.
9. A mund ti lidhi 2 kompjuterë me një pako?Vetëm nëse e merrni pakon 4 ku ofrohet ky shërbim (mirëpo nuk mund të përdoren në të njejtën kohë). Përndryshe për ti lidhë 2 kompjuterë duhet të jeni i regjistruar si përdorues tjetër, pra duhet ti bleni dy pako.
10. A instalohen lojrat nga Ipko apo duhet ta bëj vet instalimin?Klienti duhet të instaloj vet lojërat në kompjuterin e tyre, është process i thjeshtë mirëpo Ipko nuk bën mirëmbajtjen e kompjuterve të klientëve të tyre.
11. A është modemi falas?Jo, modemi është pronë e IPKO’s. Pas ndërprerjes së kontratës modemi duhet të kthehet në IPKO.
12. A është oferta vetëm për Prishtinë apo edhe për qytete tjera?Momentalisht oferta vlen për lagje të caktuara në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Podujevë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë. Ju lutemi shiqoni hartat DUO për ta kuptuar se a ofrohet DUO ne lagjen tuaj.
INTERNET
1. Për sa kohë mund të instalohet interneti?Instalimi bëhet 48 orë pas nënshkrimit të kontratës. Për pakon Duo ky afat mund të jetë më i gjatë.
2. Pse kam probleme gjatë lidhjes në internet?Problemi me lidhje në internet mund të ndodhë për disa arsye. Nganjëherë mund të ndodhë që gabimisht ta shtypni password-in. Problemi tjetër mund të jetë që kablloja e rrjetit të mos jetë e lidhur mirë. Ndonjëherë mund të ndodhë që IPKO të ketë problem me rrjetin e vet. Këto probleme ne i mbikqyrim dhe i rregullojmë sa më shpejt që mundemi.
3. Pse lidhja me internet është nganjëherë më e shpejtë e nganjëherë më e ngadalshme?Nëse qasja në Internet kohë pas kohe ngadalësohet, atëherë duhet të keni parasysh kohën kur jeni të lidhur në Internet. P.sh., gjatë kohës së punës, Interneti shfrytëzohet më shumë dhe për këtë arsye shpejtësia ngadalësohet. Shpejtësia e qasjes mund të zvogëlohet edhe nëse shkarkoni (download) ndonjë program. Ndërsa në mbrëmje dhe orët e vona rrjeti është më pak in ngarkuar.
4. Kush ofron ndihmë teknike?Ndihma teknike ofrohet nga Departamenti i Kujdesit për Klient. Nëse keni problem me internet dhe ju nevojitet ndihmë, na kontaktoni ne numrin e telefonit 038 700 700 apo me email në info@ipko.com.
5. Çka është firewall dhe për çka përdoret?Firewall është pajisje ose softuer për pengimin e qasjes së paautorizuar në shërbimet kompjuterike. Firewall përdoret për analizimin dhe verifikimin e trafikut legal dhe parandalimin e trafikut ilegal në burimet e rrjetave kompjuterike. Funksioni i tij qëndron në mes të rrjetit privat të organizatave dhe atij publik, ku edhe vendosen kufizimet paraprake sipas nevojave të organizatës.
6. Çka është Domain Name?Domain name është emri unik i një organizate në Internet. Një emër që e zgjedh një organizatë së bashku me TLD (Top Level Domain .com, .org, .net,…) formojnë Internet Domain Name.
7. Çka është Web Hosting?Web Hosting është shërbim i cili mundëson vendosjen e një ose më shumë web-faqeve në server me qasje publike ose private.
Web-faqet e një organizate mund të vendosen në një ose më shumë serverë të Ipko’s i cili ofron hapësirë për faqe, qasje në Internet, rrymën, sigurinë fizike dhe shërbimet tjera të Hostingut.
Organizatat, po ashtu, mund ti vendosin (kolokojnë) serverët e tyre në Ipko Net apo të shfrytëzojnë serverë të Ipko Neti-t, për nevoja shtesë ose për aplikacionet e tyre të ndryshme
E-MAIL
1. Sa është kapaciteti i Inbox-it?Kapaciteti i inbox-it është 5Mb, mirëpo një e-mail nuk duhet të jetë me kapacitet më të madh se 1Mb.
2. Pse nuk mund të hapet attachment-i?Attachment-i nuk mund të hapet nëse nuk e keni të instaluar programin e nevojshëm. P.sh., nëse dikush ju dërgon një pdf dokument me e-mail, ju nuk mund ta hapni atë nëse nuk e keni të instaluar Adobe Acrobat.
3. Çfarë mbrojtje ofron Ipko Net-i kundër e-mailave të padëshirueshëm (spam)?IPKO
klientëve të vet u ofron edhe shërbime për e-mail. Të gjitha adresat kanë mbrojtje nga virusët dhe nga e-mailat e padëshirueshëm që vijnë si reklamë ose në ndonjë formë tjetër
TE PËRGJITHSHME
1. Sa kanë garancion pajisjet?Të gjitha pajisjet e instaluara nga IPKO kanë garancion 12 muaj.
2. Si të sigurohet rryma për pajisje?Luhatjet e shpeshta të energjisë elektrike mund të ndikojnë që pajisjet e IPKO’s të prishen. Prandaj është përgjegjësi e klientit ta siguroj një stabilizator të rrymës, ndërsa për ta evituar ndërprerjen e rrymës rekomandohet UPS-i, gjeneratori dhe invertori.
3. A ndërpritet linku kur nuk ka rrymë?IPKO e ka të siguruar shërbimin e pajisjeve të veta 24 orë pandërprerë, prandaj nëse klienti e ka të siguruar rrymën në objektin e vet, linku nuk do të ndërpritet.
4. A e bën Ipko rrjetin e brendshëm?Jo. IPKO nuk e bën rrjetin e brendshëm të klientëve dhe nuk merr përgjegjësi për këtë.
5. Nëse nuk ka rrymë dhe nuk kam stabilizator, a do të kem qasje në rrjet me llaptop?Jo. Nëse lidheni me llaptop prap nuk do të keni qasje në Internet pasiqë as modemi nuk punon kur nuk ka rrymë.