Lajme

IPKO shpërblen – Fituesi i Pestë i Motoçikletës Yamaha Raptor

02.09.2008
Loja shpërblyese për Yamaha Raptor Motoçikletë ka përfunduar me 24 Gusht, 2008

Eroll Shporta është Fituesi i Pestë  i Motoçikletës Yamaha Raptor, pasi që dërgoi SMS në 4949 me fjalën IPKO në javën e pestë të lojës shpërblyese të organizuar nga IPKO.



Erolli është fituesi I pestë i lojës shpërblyese me SMS të cilën e ka lansuar IPKO me 21 Korrik , 2008 e që ka përfunduar  me 24 Gusht, 2008.  

Përzgjedhja e fituesit të pestë të Motoçikletës Yamaha Raptor (prej 18-24 Gusht, 2008)  edhe këtë javë të fundit është bërë nën administrimin e komisionit të përbërë nga:

  • Z. Safet Krasniqi- Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)
  • Alimir Jakupi ( qytetarë dhe përfaqësues nga Zero Pozitive Publicis)
  • Zonj. Lindita Laçi-Gorani ( IPKO), dhe
  • Hana Hoxha (IPKO)

Shpërblimi është tërhequr këtë të shtune (30. Gusht, 2008) gjatë emisionit “Prej 2 deri në 12” në KTV. Si shpërblim shtesë nga IPKO fituesit i është dhuruar edhe një helmetë.