Aktivizimi MMS dhe GPRS

Shërbimet MMS ( Mesazhet Multimediale) dhe GPRS tash e tutje mund të aktivizohen “online” përmes faqes së internetit të IPKO, pa pasur nevojë që të thirrni në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë.

Shërbimi MMS ju mundëson që ta ndani momentet e lumtura me të afërmit tuaj duke dërguar te ata fotografi, muzikë dhe video nga telefoni, përderisa shërbimi GPRS ju mundëson qasje në internet nga telefoni juaj mobil. Mënyra e aktivizimit të shërbimit është shumë e thjeshtë, dhe falas:

  1. Fillimisht, zgjidhni markën dhe modelin e telefonit tuaj
  2. Shënoni ( apo Zgjidhni) llojin e konfigurimit
  3. Shkruani numrin tuaj të telefonit  dhe shtypni tastin Dërgo

Pasi të shtypni tastin “Dërgo”, ju automatikisht pranoni një porosi me kodin përkatës për aktivizimin e shërbimit.

Kur zgjedhni modelin e telefonit, eshte e rendesishme qe te zgjedhni modelin e pare ne liste, p.sh.: Zgjedhni modelin N76 dhe pastaj provoni se a jane aktivizuar sherbimet. Nese ende nuk jane aktivizuar, atehere zgjedhni modelet tjera te N76 qe jane me rradhe: N76-1, N76-2, …